Zëvendësndihmës sekretari amerikan Palmer telefononi Mickoskin, ja porosia e përcjellur

Zëvendësndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve Metju Palmer sot ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Gjatë bisedës Palmer ka theksuar rëndësinë që Shtetet e Bashkuara ia jep aleatit më të ri të NATO-s, Maqedonisë së Veriut e cila ka institucione të qëndrueshme që demonstrojnë vlera Euro-Atlantike, dhe nevoja për një opozitë konstruktive dhe të angazhuar është e një rëndësie të veçantë.

Palmer gjithashtu ka inkurajuar Mickoskin dhe VMRO-DPMNE për të bashkëpunuar me partitë e tjera për sfidat urgjente me të cilat përballet vendi, duke përfshirë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë dhe sigurimin e suksesit të regjistrimit, një mjet i rëndësishëm statistikor për përmirësimin e institucioneve të qeverisjes.