Zëvendësministri i Drejtësisë të Kosovës, Blerim Sallahu sot pritet të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas paralajmërimeve, Sallahu do të pritet nga zëvendësministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu.
Nuhiu, dje konfirmoi për vizitën e Sallahut edhe në Burgun e Idrizovës, ku vuajnë dënimin me burg të dënuarit në rastin “Lagjja e trimave” – Rasti i Kumanovës.
Mohoi se Sallahu do të takojë edhe të dënuarit, siç u raportua në disa media./TV21