Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë i Republikës së Sllovenisë Zdravko Poçivallshek sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Poçivallshek do të ketë takim me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi dhe Poçivallshek, siç njofton Ministria e Ekonomisë, do të diskutojnë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve.