Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së, njëherazi Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas.
Ministri Sali, riafirmoi angazhimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Qeverisë ndaj procesit të integrimit evropian.
Ministri theksoi se integrimi në BE dhe reformat e lidhura me agjendën evropiane mbeten prioritet kyç, me fokus në rezultate konkrete, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e besimit të qytetarëve në procesin e anëtarësimit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e BE-së dhe ruajtja e momentumit pozitiv të zgjerimit përmes zbatimit efektiv të reformave.







