“Thellojmë bashkëpunimin me Turqinë!”, ka njoftuar zëvendës ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani, pas takimit me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Hasan Sekizkök. Bashkëpunimi në sferën e shëndetësisë, ka qenë tema kryesore e takimit, transmeton gazeta Lajm.
Njëkohësisht Hasani dhe Sekizkök kanë biseduar edhe mundësitë e bashkëpunimit në përballjen e dy vendeve me pandeminë që ka përfshirë mbarë botën.
Ata kanë shprehur gatishmëri që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me intensitet edhe më të madh.
Maqedoni Zëvendësiministri Hasani takohet me ambasadorin turk, Hasan Sekizkök: “Thellojmë bashkëpunimin me Turqinë!”