Zëvendës ministri Bexheti takoi drejtorin e Ekonomisë së Ujërave, Filipovski

Sot prita në takim u.d drejtorin e Sh.A Ekonomija e Ujërave, z. Filip Filipovskin. Biseduam pë temat aktuale që ndërlidhen me drejtorinë në fjalë e që kryesisht ka të bëjë me ujërat si dhe ujitjen e sipërfaqeve bujqësore, si dhe për gjendjen aktuale të rezervuarëve dhe rrjedhave ujore të menaxhuara nga Sh.A Ujërat.

Folëm edhe për pjesën e kanaleve të ujitjes së sipërfaqeve bujqesore, pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre me qellim që t’ju sigurojme bujqve kushte sa ma të mira pë ta ushtruar veprimtarinë tyre.

U inforomava edhe për gjendjen e kësaj Shoqerie Akcionare, problemet finansiare me pagat e të punësuarve ku e informova se Qeveria bashkë me Ministrinë tonë tanimë ka siguruar mjete te nevojshme per tju paguar pagat e ngelura te pa paguara 509 të punësuarve, ku Qeveria ka ndare rreth 100.000.000 denarë, per ta zgjedhur kete problem të trashëguar kohë më parë.