“Zëri zyrtarë”- Vegël re për komunikim transparent të institucioneve qeveritare

Të gjithë ne që jemi pjesë e sektorit publik kemi obligim të komunikojmë hapur dhe të jemi të barabartë afër me të gjithë qytetarët. Shërbimi ynë duhet të jetë në kohë dhe me cilësi të njëjtë te çdo njeri, te çdo bashkësi, porosit kryeministri Zoran Zaev me rastin e vendosjes në funksion të “Zërit zyrtar”, buletin për komunikim transportues të të punësuarve në institucionet qeveritare.

Siç potencon Zaev, buletini është pjesë e strategjisë për komunikime të brendshme të Qeverisë qëllimi i së cilës është informimi i të punësuarve dhe angazhimi i tyre me qëllim të rritjes së rezultateve të tyre, motivimit dhe mirëqenies.

“Përpjekja jonë është “Zëri zyrtar” të bëhet zë autentik i zyrtares. Suksesi i çdo organizate është te të punësuarit e saj. Kjo është veçanërisht e saktë për institucionet qeveritare sepse dorëzimi i politikave shtetërore varet shumë nga motivimi i nëpunësve publik, të cilët sërish janë përgjegjës për dërgesën e informatave dhe serviseve deri te qytetarët”, thotë kryeministri.

Tregon në nevojën e kulturës më të mirë të punës dhe se nëpunësit publik duhet t’u shërbejnë qytetarëve.

“Me vendosjen e këtij kanali të ri për komunikim të brendshëm dhe për shpërndarje të brendshme të informatave dhe njohurive, duam ta përmirësojmë kulturën e punës në administratën publike. E rëndësishme është të arrijmë mjedis të përbashkët në të cilën çdo nëpunës i di dhe i ndan vlerat e projektuara, i kupton politikat dhe me përkushtim punon në misionin e përbashkët. Vetëm ashtu në mënyrë maksimale do t’i shfrytëzojmë kapacitetet tona, me qëllim që më mirë t’u shërbejmë qytetarëve. Komunikimi i hapur do të na sjellë sinqeritet, kritikë, lëvdata dhe përmirësim në punën tonë. Këto vegla të reja komunikuese janë mundësi e re të njoftohen nëpunësi dhe eprori, të rritet besimi mes të punësuarve dhe të krijojmë ide të reja për socializim me qytetarët dhe mes të punësuarve. Përfundimisht, zëri i nëpunësit është shumë i rëndësishëm, ai zë mundet dhe duhet të ndikojë ndaj politikave”; thekson Zaev.