Zeqirja Ibrahimi uron Feti Abazin: Fitorja e Fetiut, rezultat i angazhimit tonë të përbashkët

Njëri nga liderët e VLEN, Zeqirja Ibrahimi, ka marrur fjalën sonte, në kremtimin e fitores së kryetarit të ri në komunën e Bogovinës, Feti Abazit. Në fjalimin e tij, ai ka theksuar se fitorja e Feti Abazit, ka ndodhur si rezultat i angazhimit të përbashkët, si të aktivistëve, por edhe të lidershipit të VLEN.

“Të marrim një pjesë nga gëzimi i juaj. Faleminderit edhe shahirat. Ju lumtë goja të gjithëve. Për shkak se në këtë fushatë kemi fol shumë, biles ju kemi lodh. Sonte jemi të ia urojmë kryetarit të ri Feti Abazit, fitoren dhe të i deshirojmë suksese në katër vitet e ardhshme. Ai e sheh kete fitore si punë e perbashkët e juaja. Ai më tha më pare, se të gjithë që janë sonte të pranishëm, kanë qenë akterë të fitores tonë. Ju faleminderit shumë”, ka përmbyllur fjalimin e tij, Zeqirja Ibrahimi.