Zeqirija Ibrahimi: Venediku zbuloi diskriminimin e shqiptarëve në Kushtetutë (VIDEO)

Vërejtjet e Komisionit të Venedikut në realitet po hapin kutinë e Pandorës në Maqedoninë e Veriut. Sipas Zeqirija Ibrahimit nga partia Alternativa, këto vërejtje nxjerrin në pah pozitën kushtetuese të shqiptarëve e cila po rikthehet në agjendë pikërisht përmes ligjit të gjuhëve.

Ibrahimi thotë se Komisioni i Venedikut ka gjykuar përdorimin e gjuhës shqipe duke u nisur nga pozita kushtetuese e shqiptarëve. Aty sipas zyrtarit të Alternativës, shqiptarët janë minoritet, andaj dhe Komisioni i Venedikut thotë se një minoritet nuk mund të ketë përdorim të gjuhës në nivel të një kombi shumicë. Problemi sipas tij duhet kërkuar në Kushtetutën e vendit.