Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar se arritja e marrëveshjes për armëpushim në Gaza, është lajmi më i mirë nga Lindja e Mesme këto dy vitet e fundit.
“Arritja e marrëveshjes për armëpushim, ndalim të luftimeve dhe dakordimi për një marrëveshje paqeje në Gaza është lajmi më i mirë që mund ta kishim marrë nga Lindja e Mesme në këto dy vitet e fundit.
Kur të gjithë ishim bindur se në Gaza ishte vrarë njerëzorja, megjithatë vjen një shkëndijë shprese që të na ngushëllojë.
Duke qenë të bindur se edhe paqja më e keqe është më e mirë se lufta më e mirë, urojmë që kështu të ketë përfunduar edhe një kapitull i zymtë i historisë së njeriut”, ka shkruar Ibrahimi.
Lajme Zeqirija Ibrahimi: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është lajmi më i mirë...