Zeqiri: Artan Grubi po tenton ta politizojë incidentin te Sheshin Skënderbeu (Video)

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët në konferencën e sotme për shtyp tha se janë të dëshpëruar nga eksponentët politikë në pushtetet të cilët incidentin e djeshëm në Sheshin Skënderbeu, sipas tij, po e përdorin për pikë politike, përcjell TV21. Zeqiri tha se si parti janë posaçërisht të dëshpëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi.

“Edhe më të dëshpëruar jemi nga deklaratat e eksponentëve qeveritarë, nga LSDM dhe BDI, në veçanti nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili jo vetëm që nuk e ka parë të udhës që këto dy ditë të dënojë dhunën ndaj shqiptarëve në Shkup, të angazhojë institucionet në mbrojtje të qytetarëve, por përkundrazi, mori të drejtën që të del njollos qytetarët e sulmuar, viktimat dhe të tentojë të politizojë këtë rast dhe të njollos Aleancën për Shqiptarët”, tha mes tjerash Zeqiri.