Zendeli: S’është koha për hyrjen e ASH-së në Qeveri! (Video)

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, vlerëson se nuk ka asnjë arsye logjike dhe politike për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri në kohën kur pushteti i ka shumicën e nevojshme në Kuvend, shkruan gazeta LAJM.

“Grupi që njihet si “grupi i zjarrit” që kanë pas vete edhe deputetë edhe kryetar komunash, përfaqësues të fuqishëm të këtij subjekti politik, haptazi deklarohen se futja e ASH-së në këtë moment në qeveri është vetëm si ndihmë për lidershipin e BDI-së, për t’i shuar pakënaqësitë e tyre të brendshme. Do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim. Nga zyrtarët e ASH-së shihet se ka gatishmëri për tu future në Qeveri. Por, nëse bëjmë analiza politike, ne si subjekt opozitar nuk e shohim se është koha për hyrjen e ASH-së në Qeveri sepse nuk mungojnë numrat në shumicën parlamentare, s’ka ndonjë ngjarje të rëndësishme për mobilizim më të madh të subjekteve politike rreth shumicës parlamentare, nuk shoh ndonjë arsyetim politik dhe logjik për futjen e tyre në Qeveri”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, për gazetën LAJM.