Zendeli: Kabineti i ri qeveritar më i dobti në historinë e vendit!

Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, duke postuar një foto në Facebokk nga kuvendi i Maqedonisë së Veriut, aty edhe ku zhvillohet debati për votimin e kabinetit të ri qeveritar, ka komentuar qeverinë në ardhje.

Zendeli ka thënë se ky kabinet i ri, është ndër më të dobtit që nga pluralizimi politik në vend. Ai më tej ka thënë se kjo qeveri ska kredibilitet, andaj vendit i duhen zgjedhje.

“Sot në kuvendin e Maqedonisë së Veriut po diskutohet për formimin e kabinetit të ri qeveritar, kabinet ky nga më të dobtit që nga pluralizmi politik në vend. Qeveri e delegjitimuar dhe pa asnjë kredibilitet.

Sa më parë vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare!”, ka shkruar Zendeli.