Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në një intervist për Alsat ka folur edhe për ligjin e lojrave të fatit. Sipas Zendelit ky ligj mbahet i bllokuar me qëllim, sepse ka të involvuar direkt njerëz të pushtetit.
“Involvimi i njerëzve të lartë të Qeverisë, veçanarisht të zv/kryeministrit Grubi janë në strukturat udhëheqëse të lojrave të fatit dhe se ky ligj po bllokohet me qëllim nga BDI-ja. Partitë në pushtet nuk janë të interesuara që ky ligj të kaloj, sepse vet janë të përziera aty”, ka thënë Zendeli.





