Zendeli: ASH sot i siguroi shumicë pushtetit

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në rrjetet sociale ka shkruar se veprimet e ASH-së në Kuvend po tregojnë se kjo parti tashmë po mbështet shumicën, përcjell TV21. Zendeli thotë se me ndihmën e ASH-së sot u sigurua shumicë prej 61 deputetëve në Kuvend.

“Veprimet e përditshme të ASH-së në Kuvend, dëshmojnë mbështetjen e shumicës parlamentare. Kjo dëshmohet edhe sot kur pushteti arriti të bëjë 61 deputetë, me mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët. Negociatat për inkorporimin e ASH-së në Qeveri reflektohen me veprimet e tyre në Kuvend. Përhajër shumica e re!”, ka shkruar deputeti Zendeli.