Zendeli: Agim Nuhiu tenton të përfitojë në kurriz të nxënësve shqiptarë! (Video)

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, ka reaguar ndaj deklaratës së zv.ministrit Agim Nuhiu, i cili një ditë më parë paralajmëroi se ministria e Arsimit po shqyrton mundësinë për të ngritur padi kundër kryetarit të komunës së Velesit Marko Kolev dhe atij të Gazi Babës, Boban Stevkovski, për diskriminimin e nxënësve shqiptarë në komunat që drejtojnë, shkruan gazeta LAJM.

“Zv.ministri i ka pasur të gjitha mundësitë, mekanizmat ligjor, autorizimet ligjore si ministri e Arsimit që mos t vijë deri te problem i nxënësve në Veles dhe në Idrizovë. Intervista e tij mu duk si një pamflet politik i tij për të përfituar poenta politik se ne dicka ndërmarrim, mirëpo po ai është zv.ministër, nuk është qytetar i rëndomtë, nuk është ndonjë organizatë joqeveritare që kujdeset mbi bazën e diskriminimit, ai është zv.ministër dhe i ka të gjitha instrumentet ligjore, kushtetuese, autorizime për të ndërmarrë veprime të caktume kushtetuese sepse e drejta e shkollimit në gjuhën amtare është e garantuar me Kushtetutë dhe ministri i arsimit dhe qeveria e kanë obligim këtë punë ta rregullojnë jo të krijohet problem që fëmijët 2-3 javë të ende nëpër rrugët e Velesit ose para shkollës së Velesit, prindërit të shqetësohen, familjet tona të shqetësohen se një e drejtë elementare e fëmijëve tanë nuk mund të realizohet. Zv.ministri pas 2-3 jave del me deklaratë se do ta nisë procedurën penale, po le ta nisë procedurën penale, por mundësitë i ka brenda institucionit që këtë punë ta kryej”, tha deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.