Zemra Mal – 14 vjeçe përkthente për ushtarët amerikanë në Kosovë, sot shqiptarja është profesore në Belgjikë

Vjosa Musliu, e rritur në Gjilan, është sot profesoreshë e asociuar e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Vrije Universiteit Brussel (VUB) në Belgjikë.

Rrugëtimi i saj akademik nisi me studimet në University of New York Tirana, ndërsa më pas përfundoi Masterin në Catholic University of Leuven dhe doktoraturën në Ghent University.

Sot ajo është pjesë e botës akademike europiane dhe autore e librit “Girlhood at War: Interpreting War and Liberation in Kosovo”, ku sjell përvojat e saj të fëmijërisë dhe analizën akademike.

Nga Gjilani drejt universiteteve të Belgjikës, Vjosa Musliu është një tjetër shqiptare që po lë gjurmë në botën e dijes.