Zelenskyy: Forcat ruse po tentojnë të marrin Çernobilin – kjo është shpallje lufte ndaj tërë Evropës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se forcat ruse po tentojnë të marrin nën kontroll centralin bërthamor të Çernobilit.

Për këtë, ai ka thënë se e ka njoftuar presidentin e Suedisë, ndërsa ka theksuar se kjo është shpallje lufte ndaj tërë Evropës.

“Forcat okupuese ruse po tentojnë të marrin Centralin Bërthamor të Çernobilit. Mbrojtësit tanë po e japin jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. E raportova këtë te presidenti i Suedisë. Kjo është shpallje lufte kundër tërë Evropës”, ka shkruar në Twitter Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës. /Zëri