Zelensky zhvesh uniformën ushtarake, vesh fanellë me mbishkrim (VIDEO)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një fjalim të sotëm, ku flet në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Zelensky akuzoi Rusinë për zbatimin e ‘një rindërtimi të përgjakshëm të nazizmit’.

Por, ajo që bie në sy në këtë video-paraqitje, është veshja e presidentit ukrainas, ku shihet me një fanellë ku është shkruar “Unë jam ukrainas”, ndryshe nga ajo që njerëzit janë mësuar ta shohin – me uniformë të ushtarit.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha se ushtria ruse po përsëriste ‘mizoritë naziste’, gjatë pushtimit të vendit të tij.

“Errësira është kthyer në Ukrainë dhe është bërë sërish bardh e zi”, tha ai në adresimin e tij, ku po ashtu edhe pamja është bardh e zi.

Pamjet në video treguan liderin ukrainas në sfondin e ndërtesave të shkatërruara të banimit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.