Zelensky zbulon katër pikat kyçe për të arritur paqen me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij është gati të ecë përpara me kornizën e marrëveshjes së paqes SHBA-Ukrainë, sipas një raporti të Reuters.

Duke cituar një tekst të një fjalimi që ka parë, agjencia e lajmeve shton se lideri ukrainas i tha koalicionit të vetëshpallur të vullnetshëm se çdo vendim për sigurinë në Evropë duhet të përfshijë Evropën, raporton skynews.

Ai gjithashtu thuhet se ka thënë Ukraina është gati të ecë përpara me kornizën e marrëveshjes së paqes me Trumpin dhe Evropën;

Ai është i gatshëm të diskutojë pika të ndjeshme të marrëveshjes së paqes me Trumpin – dhe liderët evropianë duhet të marrin pjesë në takimin;

Liderët evropianë gjithashtu duhet të hartojnë një kornizë të arritshme për vendosjen e një “forcë sigurie” në Ukrainë;

Dhe aleatët e Kievit duhet të mbështesin Ukrainën, për sa kohë Rusia nuk tregon gatishmëri për të ndalur pushtimin e saj;

Ndryshe, SHBA-ja ka bërë të ditur se është arritur përparim, por se kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për përfunduar marrëveshjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.