Zelensky viziton ushtarët në terren: Faleminderit për shkatërrimin e armikut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të hënën një terren stërvitor ushtarak në rajonin Dnipro, duke vëzhguar ushtarët që stërviteshin në një simulator të mbrojtjes ajrore.

Ai ndoqi gjithashtu një seancë trajnimi për armë zjarri, duke përfshirë ushtrime praktike të qitjes, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Zelenskyy u dha çmime shtetërore trupave dhe i falënderoi ata për shërbimin e tyre në “mbrojtjen e vendit tonë, mbrojtjen e familjeve tona, mbrojtjen e Ukrainës”.

“Dua t’ju falënderoj për shkatërrimin e objektivave ajrore të armikut, për shkatërrimin e armikut,” tha Zelenskyy.