Zelensky: Ukraina nuk e ka ndërmend ta dorëzojë Donbasin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina po lufton në rajonin e Donbasit dhe u shpreh se nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Zelensky hodhi mënjanë idenë për të lënë Moskën të marrë nën kontroll Donbasin dhe një pjesë të Ukrainës lindore për të ndaluar konfliktin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ukraina dhe njerëzit e saj e kanë të qartë, ne nuk kemi pretendime për territoret e askujt tjetër, por nuk do të heqim dorë nga territori ynë”, u shpreh ai.