Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ura që lidh Gadishullin e Krimesë me Rusinë “sjell luftë dhe jo paqe” dhe se për këtë arsye ajo përfaqëson një objektiv legjitim ushtarak.
“Ura e pasagjerëve dhe hekurudhave e ndërtuar nga Rusia dhe e vënë në qarkullim në vitin 2018 nuk është vetëm një rrugë logjistike, por edhe një rrugë përmes së cilës dërgohet municion dhe kjo bëhet çdo ditë. Kjo e militarizon gadishullin e Krimesë. Prandaj është një objektiv për ne dhe duhet neutralizuar”, tha ai.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të konferencës së sigurisë në Aspen përmes video-lidhjes, Zelensky mohoi çdo lidhje midis sulmit në urën e Krimesë dhe tërheqjes së Rusisë nga Marrëveshja për eksportin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, raporton theindependent.




