Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai diskutoi formulën e paqes me Papa Françeskun.
“Ne diskutuam punët tona të përbashkëta për zbatimin e formulës së paqes në Ukrainë”, shkroi lideri ukrainas në platformën X.
Ai shtoi se në këtë proces tashmë janë përfshirë mbi 80 vende në nivel të përfaqësuesve të tyre dhe tha se do të ketë edhe më shumë.
Zelensky e falënderoi Papa Françeskun për kartolinën e Krishtlindjes “si dhe për urimet për një paqe të drejtë për të gjithë ne”.
Ai zbuloi se formula e paqes në Ukrainë do të diskutohet më pas në Davos të Zvicrës, por nuk specifikoi një datë.