Zelensky thotë se thirrja e Trumpit për të ngrirë vijat aktuale të frontit është ‘ kompromis i mirë’

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se thirrja e presidentit të SHBA-së Donald Trump që Ukraina dhe Rusia të ndalen në vijat aktuale të frontit ishte “një kompromis i mirë”.

Por Zelensky, i cili po viziton vendet nordike, tha se dyshonte se presidenti rus Vladimir Putin do ta mbështeste atë.

Kreu i shtetit amerikan, ditë më parë e bëri deklaratën e fortë përmes së cilës kërkoi që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të ndalet menjëherë në vijat aktuale të frontit.

Ai sugjeroi që palët të kthehen në shtëpi dhe të mos vazhdojnë me përplasjet ushtarake, ndërsa çështjet territoriale të diskutohen në një moment të dytë, transmeton Klankosova.tv.