Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për krimet e luftës.
“Kur njerëzve u mungon guximi për të pranuar gabimet e tyre, për të kërkuar falje, për t’u përshtatur me realitetin dhe për të mësuar, ata shndërrohen në përbindësh. Ukraina do ta ndalojë gjithë këtë”, tha Zelensky në fjalimin e tij mbrëmjen e së dielës.
“Do të vijë dita kur ata do të duhet të pranojnë gjithçka. Prano të vërtetën”, shtoi ai.




