Zelensky thotë se pati takim të mirë me Trumpin

(250818) -- WASHINGTON, Aug. 18, 2025 (Xinhua) -- U.S. President Donald Trump (L) welcomes Ukrainian President Volodymyr Zelensky at the White House in Washington, D.C., the United States, on Aug. 18, 2025. Ukrainian President Volodymyr Zelensky arrived at the White House and began a bilateral meeting with U.S. President Donald Trump on Monday. (Xinhua/Hu Yousong)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se kishte pasur një takim të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Zelensky ka shkruar në Telegram se të dy liderët kishin diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së ukrainasve dhe po ashtu se si SHBA-ja mund ta ndihmojë Ukrainën me sistemet e mbrojtjes nga raketat.

“Unë dhe presidenti diskutuam licencat për prodhimin e interceptorëve Patriot dhe disa ide të tjera që mund të ndihmojnë”, ka thënë Zelensky.

Ai ka shtuar se do të ketë komunikim të mëtejshëm dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për “mbështetjen e fortë” nga SHBA-ja.