Zelensky thotë se mbi 1.300 të burgosur lufte janë kthyer në Ukrainë

Më shumë se 1.300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë që kur trupat ruse nisën pushtimin e vendit, tha të enjten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai tha kështu pas një tjetër këmbimi të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Pas këmbimit të sotëm, tashmë 1.319 heronj që janë kthyer në shtëpi”, tha Zelensky në Instagram, duke postuar një foto që tregon disa dhjetëra burra që mbajnë flamuj ukrainas.

“Nuk do të ndalemi derisa t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë”, tha ai.

Shefi i stafit të kabinetit të Zelenskyt, Andriy Yermak, tha se 50 ukrainas janë kthyer në shtëpi gjatë këmbimit të fundit.