Zelensky: Tani është koha kur trimëria dhe armët tona mund të rivendosin paqen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se tani është koha kur guximi dhe armët mund të rivendosin paqen dhe dhe “të krijojnë një pengesë historikisht të rëndësishme ndaj çdo agresioni”.

Në një mesazh në Twitter, udhëheqësi ukrainas deklaroi se kishte kaluar një vit që kur “gjithçka ka ndryshuar”.

Ai tha: “Diplomacia nuk funksionoi. Arkitektura ekzistuese e sigurisë nuk funksionoi. Por kishte diçka që funksionoi. Uniteti i Ukrainës, i Gjermanisë dhe i gjithë botës së lirë”.

Në një postim të veçantë në Twitter, Zelensky gjithashtu bëri thirrje për më shumë presion të sanksioneve ndaj Rusisë pasi Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian njoftuan të gjitha masa të reja që synojnë të mbyllin më tej financimin dhe mbështetjen për Moskën.

“Presioni mbi agresorin rus duhet të rritet”, shkroi ai në Twitter.

Zelensky tha se Ukraina dëshironte të shihte “hapa vendimtarë” kundër korporatës shtetërore bërthamore ruse Rosatom dhe industrisë bërthamore ruse, si dhe “më shumë presion mbi ushtrinë dhe bankat”.