Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpallur gjendje emergjente në sektorin energjetik, pasi sulmet e vazhdueshme ruse kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën dhe kanë lënë mijëra banesa pa energji elektrike dhe ngrohje, në mes të temperaturave që kanë zbritur deri në -19°C.
Në Kiev, qindra ndërtesa mbetën pa ngrohje edhe disa ditë pas një sulmi masiv, ndërsa autoritetet po punojnë për riparime emergjente dhe rritjen e importeve të energjisë. Kryebashkiaku Vitali Klitschko paralajmëroi se situata është kritike për kryeqytetin, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky tha se ekipet e emergjencës po punojnë 24 orë në ditë, ndërsa qeveria po shqyrton lehtësimin e masave si ora policore për shkak të të ftohtit ekstrem. Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mbeten një nga elementët kryesorë të luftës, duke thelluar krizën humanitare në vend.



