Zelensky: Rusia do të marrë përgjigje për të gjitha sulmet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se do t’i përgjigjen çdo goditjeje të Rusisë, pasi sipas tij, sulmet ruse sot kanë vrarë gjashtë persona në rajonin e Kievit dhe një tjetër në qytetin jugor, Zaporizhzhia.

“Ne me siguri do t’i përgjigjemi çdo goditjeje të okupatorit në qytetet tona”, tha Zelensky në një video-prononcim.

“Sulmet e sotme ruse në Zaporizhzhia, sulmi i natës në rajonin e Kievit, … të gjitha sulmet ruse do të marrin një përgjigje ushtarake, politike dhe ligjore”, tha presidenti ukrainas, shkruan AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.