Zelensky: Rusia dëshiron ta marrë lindjen dhe jugun e Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia dëshiron ta marrë lindjen dhe jugun e Ukrainës.

Në fjalimin e tij, të shtunën në mbrëmje, ai theksoi se forcat ukrainase janë duke u zhvendosur drejt lindjes, pasi deklaron se janë të vetëdijshëm që Rusia ka mundësi ta rrisë presionin atje.

“Cili është qëllimi i trupave ruse? Ata duan të kapin Donbasin dhe jugun e Ukrainës”, ka thënë Zelensky.

Në mëngjesin e së dielës, janë raportuar se kanë ndodhur shpërthime në qytetin strategjik të portit jugor të Odessa, në bregun e Detit të Zi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.