Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Vladimir Putinin se po mbikëqyr aktet e terrorit në vendin e tij ndërsa forcat ruse po shtyhen drejt rajonit të Donbasit.
“Situata në lindje dhe jug të vendit mbetet e rëndë. Okupatorët nuk po braktisin përpjekjet e tyre për të shënuar të paktën një fitore duke nisur një ofensivë të re në shkallë të gjerë. Të paktën diçka që ata mund t’i ‘ushqejnë’ propaganduesit e tyre”, ka thënë ai në adresimin e tij të natës së mbrëmshme.




