Zelensky pret në takim disa senatorë amerikanë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur në Kiev një delegacion të Kongresit të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell.

Zelensky përmes një postimi në Instagram ka shkruar se vizita “është një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Faleminderit për udhëheqjen tuaj që na ndihmoni në luftën tonë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike. Ne e vlerësojmë vërtet atë”, ka shkruar Zelensky.

Derisa është e paqartë nëse takimi u zhvillua të shtunën dhe nëse delegacioni është ende në Kiev.