Zelensky për dronët në Poloni: Ky është një nivel i ri përshkallëzimi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se hyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, është një “nivel i ri përshkallëzimi”.

Në një deklaratë, udhëheqësi ukrainas thotë se “të paktën tetë dronë” kishin në shënjestër Poloninë.

Kjo, thotë ai, është “një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm për Evropën”.

“Sot pati një hap tjetër përshkallëzimi – ‘shahedët’ ruso-iranianë operuan në hapësirën ajrore të Polonisë, në hapësirën ajrore të NATO-s. Nuk ishte vetëm një ‘shahed’ që mund të quhej aksident, por të paktën tetë dronë të drejtuar drejt Polonisë”, thotë Zelensky, duke i bërë thirrje Rusisë të “ndjejë pasojat”.

“Pauza e sanksioneve ka zgjatur shumë. Vonesa e kufizimeve ndaj Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të saj do të thotë vetëm rritje e brutalitetit të sulmeve”, shtoi ai.

Rusia lëshoi rreth 455 dronë dhe raketa në Ukrainë gjatë natës, duke synuar 15 rajone.

Si rezultat, një person u vra në rajonin e Zhytomyr dhe në rajonin Khmelnitsky, një punishte qepjeje u godit, duke plagosur tre persona.