Zelensky paralajmëron për sulme të mundshme ruse në Evropë

Ukrainian President Volodymyr Zelensky speaks during a press conference with President of the European Commission in Kyiv on May 9, 2023. - European Commission President Ursula von der Leyen arrived in Kiev on May 9, 2023, to mark Europe Day and show her support for Ukraine in the face of the Russian offensive, on the day Moscow commemorates the victory over Nazi Germany. (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se sipas shërbimeve sekrete pritet që Rusia të dërgojë trupa në krahun lindor të NATO-s.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i paralajmëroi aleatët evropianë për sulme të mundshme ruse në të ardhmen. Duke ju referuar akuzave se Rusia kontrabandon qëllimisht emigrantë në BE përmes Bjellorusisë, Zelensky tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC): “Po nëse herën tjetër nuk janë emigrantë – po sikur të jenë ushtarë rusë ose ushtarë të Koresë së Veriut?” Bjellorusia kufizohet me tri vendeanëtare të NATO-s, tha Zelensky. “Sa shpejt do të reagojnë aleatët e tyre – dhe a do të reagojnë vërtet?”

Shtetet anëtare të BE-së që janë fqinjë me Rusinë dhe aleaten e saj Bjellorusinë i akuzojnë ato se si pjesë të sulmeve “hibride” dërgojnë qëllimisht emigrantë në kufijtë e Evropës Veriore dhe Lindore për t’i detyruar ata të kalojnë kufijtë e BE-së.

Zelensky: Rusia po ndjek një taktikë të ngjashme si në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës deklaroi tani se ai ka njoftime nga shërbimet sekrete sipas së cilave këtë verë Moska dëshiron të transferojë ushtarë në Bjellorusi. Dislokimi i tyre do të deklarohet si stërvitje ushtarake – pra në mënyrë të ngjashme sikurse u përgatit edhe pushtimi rus i Ukrainës tre vjet më parë. Gjithsesi Zelensky nuk dha ndonjë dëshmi tjetër.

Në sfondin e ndryshimit të pushtetit në SHBA, Zelensky tha se marrëdhëniet e vjetra midis Evropës dhe SHBA-së “po i afrohen fundit”. Duke pasur parasysh pasigurinë për mbështetjen e ardhshme nga Uashingtoni, Evropa duhet “të bashkohet dhe të veprojë në një mënyrë që askush të mos mund t’i thotë jo Evropës, ta komandojë atë ose ta trajtojë atë si të dobët”./DW

 

Top Channel