Zelensky nuk është i interesuar të takojë Putinin

Presidenti ukrainas ka thënë se ai “nuk është i interesuar” të takohet me Vladimir Putinin për bisedimet e paqes, duke thënë se ai është një “askush”.

Sipas Sky News, Volodymyr Zelensky tha se “nuk e kupton se kush merr vendime në Rusi” dhe se ndërsa Moska kërkon paqe, ajo gënjen duke sulmuar Ukrainën me raketa.

Kur u pyet nëse një takim me Putin do të ndihmonte në zgjidhjen e luftës, Zelenskyy tha: “Nuk është interesante për mua. Nuk është interesante të takohem,… Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se kush i merr vendimet në Rusi”.

Presidenti ukrainas tha se njerëzit janë prioriteti i tij numër një, duke shtuar: “Unë nuk dua të luftoj në territorin rus”.

“Unë dua që ata të ndalojnë luftën sa më shpejt të jetë e mundur dhe të largohen sa më shpejt nga vendi ynë”.

“Unë mund t’ju them me siguri nëse ata largohen nga territori ynë, lufta do të ndalet. Kjo është e gjitha”.