Zelensky në iftar me përfaqësues të komunitetit mysliman në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka marrë pjesë dje në iftarin tradicional, i shoqëruar nga eprorët ushtarakë që i përkasin besimit islam.

Të pranishëm në iftarin tradicional ishin edhe udhëheqja politike e vendit, komanda ushtarake, përfaqësues nga komuniteti mysliman ukrainas, mexhlisi i tatarëve të Krimesë dhe diplomatë të huaj.

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, Zelensky bërë thirrje për unitet që thotë se është shumë i rëndësishëm në veçanti në kohë lufte dhe goditjesh të këqija.

“Që nga 11 marsi, kur filloi Ramazani, nuk ka patur as edhe një ditë të qetë – pa terrorin rus për të gjithë ukrainasit dhe komunitetin mysliman ukrainas. Por asgjë nuk është e shenjtë dhe me vlerë për Putinin, atij nuk i bëhet vonë se kush vuan apo cilin besim e shkatërron sepse ai beson vetëm në dhunë. Për këtë ai duhet të humb dhe është e domosdoshme që të sigurohemi për këtë dhe të kontribuojmë të gjithë”, tha Zelensky para se të shtrohej iftari.

Ai krejt për fund tha se Ramazani i sjellë bekime të gjithëve – “popullit dhe shtetit ukrainas”.

“Ramazani na sjellë bekime të gjithëve – popullit dhe shtetit tonë. Uniteti ynë le të qëndrojë i fortë. Ramazan Mubarak”, ka shkruar Zelensky.