Zelensky: Ne duam paqen më shumë se çdo komb

In this handout photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Jan. 28, 2022. High-stakes diplomacy continued on Friday in a bid to avert a war in Eastern Europe. The urgent efforts come as 100,000 Russian troops are massed near Ukraine's border and the Biden administration worries that Russian President Vladimir Putin will mount some sort of invasion within weeks. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenski u kërkoi udhëheqësve të G20-ës që të përdorin të gjithë fuqinë e tyre për ta “bërë Rusinë të lërë kërcënimet bërthamore” dhe të zbatojë një kufi çmimi për energjinë e importuar nga Moska. Në fjalimin, Zelensky prezantoi një plan të paqes prej dhjetë pikash ndërsa çlirimin e Hersonit e krahasoi me betejat që çuan në humbjen aleate të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

“Është si, për shembull, D-Day – zbarkimi i aleatëve në Normandi. Nuk ishte ende një pikë përfundimtare në luftën kundër së keqes, por tashmë përcaktoi të gjithë rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve”, u shpreh Volodomyr Zelenski, President i Ukrainës.

Plani i paqes i Ukrainës i prezantuar nga Zelenski për t’i dhënë fund luftës përmban dhjetë pika: Sigurinë nga rrezatimi dhe ato bërthamore, Sigurinë ushqimore, Sigurinë energjetike, lirimin e të burgosurve dhe të internuarve, zbatimin e kartës së OKB-së, tërheqjen e trupave ruse dhe ndërprerjen e armiqësive, drejtësinë, ekocidin dhe mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e përshkallëzimit, konfirmimin e përfundimit të luftës.

Siguria nga rrezatimi dhe ato bërthamore

Siguria ushqimore

Siguria energjetike

Lirimi i të burgosurve dhe të internuarve

Zbatimi i Kartës së OKB-së

Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive

Drejtësia

Ekocidi dhe mbrojtja e mjedisit

Parandalimi i përshkallëzimit

Konfirmimi i përfundimit të luftës

Ministri i jashtëm rus Lavrov tha se Perëndimi dhe aleatët e tij kanë provokuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, dhe jo anasjelltas. Moska është izoluar në samitin e këtij viti të G20, pasi shumë liderë perëndimorë u zotuan të mos kenë asnjë kontakt me ministrin e saj të Jashtëm Sergej Lavrov, i cili është i pranishëm në emër të Kremlinit.