Zelensky mirënjohës ndaj punonjësve të shërbimit të urgjencës pas sulmit rus në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka shprehur mirënjohjen e tij për punonjësit e shërbimit të urgjencës që ndihmojnë në përpjekjet për rikuperim pas sulmit rus në Kiev këtë mëngjes që la pesë persona të plagosur.

“Terroristët rusë lëshuan raketa balistike në Kiev. Fatkeqësisht, shtëpitë në një lagje tipike urbane u dëmtuan”, tha presidenti ukrainas në një postim në X, përcjell Klankosova.tv.

“Deri tani raportohet se janë lënduar 5 persona. Gërmadhat po pastrohen. Ne ritheksojmë se Ukraina kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, të cilat ofrojnë siguri për qytetet tona dhe shpëtojnë jetë. Të gjithë ne që respektojmë dhe mbrojmë jetën duhet t’i japim fund këtij terrori”.