Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, e ka lutur presidentin amerikan, Donald Trump, që të qëndrojë në anën e Ukrainës, teksa ky shtet shënon katërvjetorin e nisjes së pushtimit të plotë nga Rusia.
Duke folur për CNN-in nga Kievi, Zelensky ka thënë se mendon se lideri amerikan dhe ekipi i tij “e duan fundin e luftës”.
I pyetur se çka dëshiron të dëgjojë nga adresimi i Trumpit të martën, Zelensky ka thënë shkurt: “Dua që ai të qëndrojë në anën tonë”.
Lideri ukrainas ka thënë po ashtu se ka komunikim të mirë me palën amerikane në negociatat me Rusinë.



