Zelensky krahason pushtimin rus me Luftën e Dytë Botërore

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy gestures while speaking to the media during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Nov. 26, 2021. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, invazionin rus në shtetin e tij e ka krahasuar me Luftën e Dytë Botërore.

Zelensky, për pushtimin rus tha se ai nuk është një operacion ushtarak, por është një luftë në shkallë të gjerë, që sipas tij, synon shkatërrimin e popullit ukrainas.

Ai tha se Rusia po synon shkatërrimin e fëmijëve, familjeve, shtetësisë, qyteteve e gjithçka që i bën ata ukrainas, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

“Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori me luftën tonë për mbijetesë dhe Luftën e Dytë Botërore”, është shprehur Zelensky, transmeton Klankosova.tv.

Pushtimi rus mbi Ukrainën ka hyrë në javën e katërt, prej se kur ai nisi më 24 shkurt.