Ukraina është gati të nisë një kundërofensivë të shumëpritur për të rimarrë territorin nën pushtimin rus, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë të publikuar sot.
“Ne besojmë fuqishëm se do të kemi sukses”, tha Zelensky për Wall Street Journal.
“Nuk e di sa kohë do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në mënyra të ndryshme, krejtësisht ndryshe. Por ne do ta bëjmë dhe jemi gati”, shtoi presidenti ukrainas.
Kievi shpreson se kundërofensiva për të rifituar territorin, do të ndryshojë dinamikën e luftës që është ndezur që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj 15 muaj më parë.
Zelensky tha muajin e kaluar se Ukraina duhet të presë që të mbërrijnë më shumë automjete të blinduara perëndimore përpara se të nisë një kundërofensivë.