Zelensky falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e palëkundur gjatë vitit të kaluar

Në stilin e tij karakteristik të ngarkuar me emoji me flamur, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, dhe popullin britanik për “mbështetjen e palëkundur” përballë agresionit të Rusisë.

“Ndihma juaj në kohë të vështira është e paçmueshme”, shkruan lideri ukrainas në përgjigje të homologut të tij britanik në Twitter.

Zelensky thotë se paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë e shpallur sot është dëshmi e “solidaritetit të palëkundur [britanike]” me kombin e tij.

“Le të vazhdojmë tutje [kundër Rusisë] së bashku. Ne do të triumfojmë me siguri!”, përfundon ai.