Presidenti ukrainias, Volodymyr Zelensky, ka thënë që e ka ftuar presidentin francez, Emmanuel Macron që të vizitojë Ukrainën dhe për të parë vetë se forcat ruse kanë kryer gjenocid.
Macron në një intervsitë më herët kishte refuzuar që t’i drejtohet me fjalën “gjenocid”, duke thënë që “do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sepse këta dy popuj (rusët dhe ukrainasit) janë vëllezëer.
“E ftova që të vijë kur të ketë mundësi. Kur të vijë dhe ta shikojë gjendjen, jam i bindur që do ta kuptojë”, tha Zelensky në një intervistë për CNN, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky kishte thënë më herët se ngurrimi i Macronit për të përdorur termin “gjenocid” ishte “shumë i dhimbshëm për ne”.




