Zelensky: Dorëzimi i Abrams është një hap i rëndësishëm për fitoren

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti njoftimin e homologut të tij amerikan Joe Biden për dorëzimin e 31 tankeve Abrams në Kiev, duke e quajtur atë një “hap të rëndësishëm në rrugën drejt fitores”.

Në postimin e tij në Twitter, presidenti ukrainas theksoi si vijon: ”Sot bota e lirë është e bashkuar si kurrë më parë në një qëllim të përbashkët “, të cilin ai e cilësoi si “çlirimin” e Ukrainës.