Zelensky dënon sulmin rus në fabrikën e çelikut në Mariupol

Forcat ruse kanë filluar të sulmojnë fabrikën e çelikut në Mariupol.

Sulmi filloi pasi evakuimet nga uzina e bombarduar panë shumë të mbijetuar ukrainas që më në fund arritën të sigurtë pas ditëve dhe netëve të gjata të ngujuar brenda nën granatimet e vazhdueshme.

Një grua tha se sulmi filloi “sapo na nxorën jashtë” nga uzina në qytetin port ukrainas.

Një tjetër foli për “frikën” që ndjeu kur ndërtesa ku ndodhej u godit nga një bombë.

Megjithatë, besohet se rreth 200 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut, tha kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko dhe se 100 mijë mbeten në Mariupol.

Fabrika e epokës sovjetike ishte bërë një simbol i rezistencës dhe sfidës së Ukrainës.