Zelensky bën thirrje për takim me Putinin: Ulu me mua, veç jo 30 metra larg si me Macronin

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy gestures while speaking to the media during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Nov. 26, 2021. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, për bisedime të drejtpërdrejta.

Zelensky tha se kjo është e vetmja mënyrë për ta ndalur luftën që po ndodh në tokën ukrainase.

Tutje, ai gjatë një interviste ka ironizuar me Putinin duke iu referuar pritjeve të udhëheqësve botore nëpër tryeza të mëdha.

“Ulu me mua, vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”, ka thënë Zelensky, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke paralajmëruar se pjesa tjetër e Evropës do të jetë nën kërcënim nëse Rusia lejohet të përparojë.