Zelenskin nuk e lëmë vetëm, thotë ministrja e Mbrojtjes në Maqedoni

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska sonte është në ClickPlus në TV21.

Deklaroi se të gjitha mekanizmat që u futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, dëshmoi se presidenti i Ukrainës, Vollodymir Zelenksi nuk është lënë vetëm.

“Nuk do të thoja se e kemi lënë vetëm për shkak se me të gjitha mekanizmat, të cilat i futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, i ndërmarrim të gjitha masat dhe aktivitetet për të kundërshtuar agresionin në Ukrainë. Mendoj se dëshmuam solidaritet të madh”, tha Petrovska.