Zelenski: Erdogani dhe Alijev do të më ndihmojnë për negociata me Rusinë

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka theksuar se presidenti i Turqisë dhe ai i Azerbajxhanit, Recep Tayip Erdogan dhe Ilham Alijev do ti ndihmojnë në fillimin e negociatave me Rusinë, raporton AA.

Presidenti ukrainas deklaroi se ka biseduar me liderët e Zvicrës, Greqisë, Holandës, Italis dhe Indisë dhe vëri në dukje se vendi kishte fituar besimin dhe vëmendjen e botës. Zelenski shtoi se ka biseduar edhe me krerë fetar, përfshirë këtu edhe Papa Françeskun.

Mes tjerash ai tha se do të luftojë aq sa duhet për të çliruar vendin e tyre.